Kategoria Superiore luan sot dy ndeshjet e mbetura të javës së katërt dhe secila prej tyre mbart një peshë të veçantë në ecurinë e skuadrave dhe të gjithë kampionatit.

Padyshim një vëmendje e madhe është në duelin që luhet sot mes Partizanit dhe Dinamos në kryeqytet.

Nga një anë është Partizani që në rast fitoreje do të merrte i vetëm kreun e renditjes së kampionatit, ndërsa nga ana tjetër është debutimi i Ilir Dajës në pankinën e Dinamos, në një ndeshje që e vë përballë skuadrës së fundit që ka drejtuar në elitë.

Edhe ndeshja tjetër e ditës së sotme ka interes, pasi Elbasani pret Laçin me synimin për të gjetur një tjetër fitore e për t’iu bashkuar grupit të kreut.

Ndërsa Laçi provon të gjejë fitoren e parë në kampionat, për t’iu larguar fundit të tabelës që po bëhet problematik për kurbinasit.

SOT:

PARTIZANI-DINAMO 19:00

ELBASANI-LAÇI 19:00

/OraNews