Për herë të parë në Pogradec do të mbahet me 14 shtator festa e Koranit, peshkut unik të liqenit në juglindje të vendit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot një video në rrjetet sociale, teksa Pogradeci po bëhet gati për festën.

“Pogradeci po përgatitet të organizojë për herë të parë një festë dedikuar Koranit, peshkut unik të liqenit, mes programit artistik dhe gjithë ç’ofron Pogradeci për turistët në këtë fillim vjeshte”, u shpreh Rama.

Korani i liqenit të Pogradecit nuk është unik vetëm në Shqipëri, por edhe në botë. Ai nuk shquhet vetëm për shijen e tij krejt ndryshe nga të gjitha varietetet e peshqve të egër të liqenit e detit, por gjithashtu edhe për vlerat e tij ushqyese./ata