Shqipëria do të jetë vendi i nderit në panairin ndërkombëtar të turizmit “ITB-Berlin 2025”.

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, përmes rrjeteve sociale thekson se në këtë ngjarje prestigjioze, Shqipëria do të prezantojë peizazhet mbresëlënëse dhe mundësitë e shumta për turizëm natyror. Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të eksplorojnë aktivitetet emocionuese si hiking, rafting, parashutizëm, vrojtimin e shpendëve dhe shumë të tjera.

Ky është një hap i rëndësishëm për promovimin e Shqipërisë si destinacion turistik dhe për të tërhequr vizitorë që kërkojnë aventura në natyrë.

Në faqen zyrtare të “ITB Berlin” theksohet se “për të gjithë adhuruesit e natyrës! Tani është koha e përsosur për të eksploruar bukurinë e jashtëzakonshme të Shqipërisë. Si Shteti Mik i ITB Berlin 2025, Shqipëria është një destinacion në rritje për entuziastët e aktiviteteve në natyrë, duke ofruar peizazhe mahnitëse të përshtatshme për hiking, rafting, parashutizëm dhe vrojtimin e shpendëve”, shkruhet në postimin e ITB Berlin./ata