Investimet në infrastrukturë dhe vepra publike e kanë kthyer Shkodrën, në një qytet të bukur, model të zhvillimit ekonomik dhe turistik.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau në rrjete sociale pamje nga qyteti i Shkodrës, që tregojnë transformimin real të pallateve ekzistuese nga zbatimi i projektit për rigjenerimin e fasadave të ndërtesave.

Pamjet tregojnë rrugët e rikonstruktura në lagjet e qytetit, fasadat e ndërtersave të restauruara dhe ndriçimi LED i rrugëve që i jep dritë qytetit në mbrëmje.

Tashmë Shkodrës me bukuri të shumta natyrore, historike, “djep i kulturës” shqiptare, është kthyer në një pol të rëndësishëm të turizmit, ku lumi Buna dhe liqeni i Shkodrës ofrojnë mundësi argëtimi dhe kënaqësie për të gjithë turistët që dëshirojnë të shijojnë turizmin aktiv.

Liqeni i Shkodrës është liqeni më i madh në Gadishullin e Ballkanit dhe shtrihet në kufirin ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi. Ekosistemi i liqenit ushqen faunën dhe florën e pasur dhe unike, duke e shndërruar atë në një qendër të rëndësishme biodiversiteti në Evropë.

Ndërkohë investimet në Shkodër po vijojnë duke e transformuar më tej qytetin./ata