Muajin e kaluar, Aeroporti Ndërkombëtar Kansai, në Osaka, fitoi çmimin Skytrax si “Aeroporti më i mirë në botë për dërgimin e bagazheve”.

Është hera e tetë që e fiton çmimin.

Aeroporti Ndërkombëtar Kansai u hap për herë të parë në vitin 1994 dhe u shërben 28 milionë pasagjerëve në vit.

Në vitin e fundit fiskal, ai transportoi rreth 10 milionë artikuj bagazhesh./Tema