Deputetja, Flutura Açka u shpreh se opozita për momentin është e copëzuar.
"Në kushtet e krijuara kur opozita për momentin që po flasim është një opozitë e copëzuar jo në tre pjesë por kam përshtypjen dhe kam drojën se është diçka më shumë se kaq, megjithëse pas çështjes së vulës, së rikonfirmimit të Berishës u duk sikur pati një lloj fuzioni por në fakt nuk ndodhi asgjë.
Duket që një pjesë e partisë Demokratike, një pjesë e opozitës shqiptare është ç’Berishuar që do të thotë se nuk kthehen më tek Berisha, janë mësuar që të jenë në një parti në struktura të caktuara pa Berishën.
Nuk kanë asgjë kundër Berishës, por janë kundër këtij fakti se opozita dhe veçanërisht partia Demokratike ti nënshtrohen kësaj vuajtjeje të liderit të saj.
Pra ne kemi mbetur në këtë pezulli që PD është e detyruar ose po shkon e nënshtruar kësaj vuajtje që ka lideri i saj.
Në këto kushte partia Demokratike është e copëzuar", tha Açka në një intervistë në Ora News./OraNews