Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu teksa bëri të ditur shifrat e thirrjeve drejtuar Urgjencës Kombëtare theksoi se shërbimi shëndetësor është çdo ditë në shërbim të qytetarëve me përkushtim dhe devotshmëri.
“Gjatë muajit gusht drejt numrit 127 kanë mbërritur 46.111 thirrje, ndërsa nga 1 shtatori janë regjistruar 16.780 thirrje, të cilave u është dhënë në kohë ndihma e parë”, bëri të ditur Koçiu.
Koçiu tha se “angazhimi ynë mbetet përkushtimi dhe gatishmëria për të dhënë shërbim ndaj çdo pacienti”.
Urgjenca Kombëtare është shndërruar në një qendër ekselence të shërbimit shëndetësor dhe së bashku me MSHMS janë çdo ditë në shërbim të qytetarëve kudo në Shqipëri./ata