Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, njoftoi se 88 studentë do t’i bashkohen stafit të Ministrisë së Drejtësisë dhe institucioneve të saj vartëse. Manja bëri të ditur se të rinjtë do të përzgjidhen përmes aplikimeve në programin Kombëtar të Praktikave të Punës. Sipas Manjës, më të mirët do të kenë mundësi të përfitojnë kontratë 1-vjeçare pune.

“88 studentë do t’i bashkohen stafit të Ministrisë së Drejtësisë dhe institucioneve të varësisë, të përzgjedhur përmes thirrjes së 9-të të programit Kombëtar të Praktikave të Punës”, shkruan Manja.

Ministri theksoi se kjo është një mundësi e shkëlqyer për studentët, për të fituar përvojë profesionale dhe për të zhvilluar aftësitë personale në ambientet e punës shtetërore. Në përfundim të praktikës, ata do të certifikohen nga ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, dhe studentët me performancën më të lartë do të kenë mundësi të punësohen me kontratë njëvjeçare./ata