Shkolla profesionale “Ndre Mjeda” në Bushat këtë vit ka hapur dyert për 115 nxënës që kanë zgjedhur të drejtohen në arsimin profesional.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj theksoi rëndësinë për orientimin drejt arsimit profesional dhe nevojave që vendi ka sot në drejtim të profesioneve që kërkon tregu i punës, veçanërishi ai bujqësor.

“Me programe të përqendruara në aftësitë praktike dhe mësimin teorik, shkolla përgatit studentët për tregun e punës në fushën e bujqësisë, veterinarisë dhe teknologjisë ushqimore”, tha Denaj.

Denaj i ftoi të rinjtë të aplikojnë për të ndjekur arsimin profesional në shkolla të orjentura në dijen tek bujqësia.

“Apliko në e-albania në shërbimin “Regjistrohu në klasën e dhjetë”, deri më 30 shtator”, tha Denaj./ata