Kryetari i Bashkisë së Fierit, Armand Subashi, ndau në rrjete sociale historinë e dy vëllezërve, Klodian dhe Besmir Gega, nga fshati Dërmenas i Fierit, që kanë investuar në përpunimin e qumështit.

Ata janë të angazhuar në përpunimin e qumështit për më shumë se 20 vite.

Vëllezërit grumbullojnë qumësht nga fermerët e zonës dhe kanë zgjeruar punishten, e cila fillimisht ishte ngritur nga babai i tyre për nevojat familjare.

Gjatë verës, përpunojnë rreth 600-800 litra në ditë, ndërsa në pranverë kjo sasi dyfishohet falë shtimit të prodhimit të qumështit të deles. Në këtë biznes janë të angazhuar të gjithë anëtarët e familjes.

Njëri nga vëllezërit tregon se këtë sipërmarje e nisi babai i tij në 2021, fillimish me prodhim vetëm për nevoja familjare që gradualisht ka ardhur duke u zgjeruar.

Ai tregon se ka ardhur nga Italia për ta zhvilluar më tej këtë biznes familjar.

“Unë u ktheva nga Italia dhe sot e administroj me vëllain tim dhe ndihemi mirë meecurinë e biznesit tone dhe jemi të fokusr tek cilësia dhe prodhimi tradicional”, tha ai./ata