Pagat e nënpunësve civil të bashkisë së Tiranës do të shkojnë në të njëjtin nivel me pagat e administratës qendrore.
Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi në mbledhjen e fundit vendimin për rritjen e pagave.
Nënkryetari i kësaj bashkie, Andi Seferi në një intervistë në medie thotë se përfitues nga ky vendim janë mbi 5 mijë punonjës.
“Janë rreth 5 mijë punonjës të bashkisë Tiranë, që përfitojnë rritje nga 10-23% të pagave të tyre. Që nga specialistët brenda bashkisë duke filluar nga administra e njësive administrative tek 24 njësitë, përfshirë shoferë, punonjës mirëmbajtje, të pastrimeve. Është bërë një shtim në pagat e tyre i motivuar për vështirësitë e kushteve të punës prej 4 mijë Lekë. Ndryshon edhe paga e edukatoreve të çerdheve, unifikohet me edukatoret e kopshteve”, deklaroi ai.
Një tjetër vendim i rëndësishëm është edhe përllogaritja lidhur me vjetërsinë e punës.
“Krahas llogaritjes së pagave ishte edhe përllogaritja e formulës së daljes në pension dhe vjetërsisë së punës, që ishte një arritje e madhe. Për 10 vitet e para llogaritet 6%, për 10 vitet e dyta 8% dhe 10% për 20-30 vite që është një shtesë goxha e madhe”, u shpreh ai./ata