Në Vadardhë, njësia administrative Sukth po kryhen punime për  rehabilitimin e argjinaturës së lumit Erzen.

Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako inspektoi nga afër punimet që po kryhen për rehabilitimin e argjinaturës.

“Në Vadardhë ka përfunduar rehabilitimi i 1 kilometër argjinaturë, 1,8 kilometra në Rrushkull dhe 1,7 kilometra në lagjen Stalla. Punime në argjinaturën e lumit Erzen janë kryer edhe në Katundin e Ri në gjatësi 1,2 kilometra”, tha Sako.

Përveç rehabilitimit të argjinaturës është punuar gjithashtu për rehabilitimin e shtratit të lumit dhe sistemimin e bankinës.

“Sipas angazhimit që kemi marrë para banorëve të Sukthit dhe Katundit të Ri, puna do të vijojë derisa të rehabilitohet argjinatura e këtij lumi në të gjitha zonat problematike për të parandaluar përmbytjet”, tha Sako./ata