Ky është momenti dramatik kur Georgina Rodriguez shpërthen në lot në shfaqjen e saj të re në Netflix teksa ritregon momentin kur humbi një nga binjakët gjatë lindjes. Vajza e 29-vjeçares, Bella Esmeralda, lindi e shëndetshme prillin e kaluar në një spital të Mançesterit, por vëllai i saj binjak nuk ia doli dot të jetonte.

 

Në sezonin e dytë të serialit ‘I Am Georgina’, i cili do të ketë premierën më 24 mars, do të flitet edhe për ngjarjen e rëndë.

 

E shtrirë në spital me të voglën  në gjoks, Rodriguez thotë: “Jeta është e vështirë, jeta vazhdon. Kam arsye për të ecur përpara dhe për të qenë e fortë”.

Duke lavdëruar partnerin e saj që e ndihmoi në periudhën më të errët të jetës së tyre, ajo shton: “Cristiano me të vërtetë më inkurajoi të vazhdoj, më tha: “Gio vazhdo jetën, do të të bëjë mirë”.

 

Traileri tregon gjithashtu momente nga ditëlindja e 28-të e Georgina-s, kur Cristiano shpenzoi mijëra paund në një shfaqje në kullën e famshme Burj Khalifa të Dubait.

 

Georgina vijon më tej në dokumentar: Është vërtet vështirë të më befasosh. Cristiano është shumë i mirë me mua. Ai është dashuria e jetës sime”.