Në Komisionin Parlamentar të Ligjeve sot është diskutuar projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 72/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e Infrastrukturës kombëtarë të informacionit gjeohapësinor në Republikën e Shqipërisë”. Në këtë Komision, me shumicë votash u vendos që ASIG, institucioni përgjegjës për informacionin gjeo-hapësinor, do të kalojë në varësi të kryeministrit.

Përfaqësuesit e ASIG thanë se satelitët janë në përdorim vetëm nga Shqipëria dhe përdoren sa herë ne e shohim të arsyeshme.  Nga ana tjetër, deputetja demokrate Dhurata Çupi tha se kontrolli gjeohapësinor kalon nga sot në dorë vetëm të kryeministrit dhe se nuk u dha asnjë garanci për kontrolin e territorit.

“Nuk na u dha asnjë garanci mbi administrimin e të dhënave, rrezikun e privatësisë dhe saktesisë së të dhenave. Pronësia e të dhënave dhe licensimin e subjekteve mbi përdorimin e këtyre të dhenave. Kuptuam që satelitet Albania 1 dhe Albania 2 nuk janë në pronësinë e Shqipërisë por në përdorim për 3 vite. Miliona euro që shkojnë kot për propagandat qeveritare”, tha Çupi./Dosja