Tito Jackson, anëtari i grupit të famshëm familjar The Jackson 5 dhe vëllai i Michael Jackson dhe Janet Jackson, ka ndërruar jetë në moshën 70-vjeçare. Sipas Entertainment Tonight (i cili ishte i pari që raportoi lajmin), Jackson vdiq të dielën, më 15 shtator pasi pësoi një atak në zemër.

Tito kishte performuar së fundmi me vëllezërit Jackie Jackson dhe Marlon Jackson dhe kishte shfaqje në Skoci, Kaliforni dhe Angli gjatë verës 2024. Ata performuan deri më 8 shtator në Surrey, Angli dhe patën një shfaqje të planifikuar për 25 tetor në Atlantic City, New Jersey dhe 1 nëntor në Cincinnati, Ohio.

Grupi i pop-it kishte këngë hit me "I Want You Back", "ABC" dhe "I'll Be There", përgjatë viteve '70. Grupi u fut në Rock and Roll Hall of Fame në 1997 dhe u nderua gjithashtu me një yll në Hollywood Walk of Fame.

Tito vazhdoi të kishte një karrierë solo, duke lëshuar dy albume në studio: Tito Time në 2016 dhe Under Your Spell në 2021./Dosja