Komanda e Njësisë Mehteran e cila vazhdon veprimtarinë e saj në kuadër të Departamentit të Kulturës dhe Arteve të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Menaxhimit në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Türkiyes, mban gjallë kulturën 'mehter' në formën e saj origjinale.

Sipas informacionit të përpiluar nga gazetari i AA-së nga Komanda e Njësisë Mehteran, vihet në dukjet se Mehter i cili konsiderohet si një nga bandat muzikore më të vjetra ushtarake në botë, ekziston edhe sot si një shembull i heroizmit turk dhe qasjes së sovranitetit turk.

Edhe pse e shkuara e tij është më e vjetër, si një nga shembujt e parë të mehterit, njihet dërgimi në vitin 1289 i shkopit të quajtur 'tuğ', flamurit ​​dhe daulleve nga sundimtari selxhuk i Anadollit Gıyasettin Mesut II për të përfaqësuar dhënien e principatës ndaj Osman Gazit, themeluesit të Perandorisë Osmane.

Dokumentet e para në lidhje me ekzistencën e muzikës ushtarake turke shihen në mbishkrimet Orhun, Göktürk dhe Shine-Usu dhe në këto mbishkrime ndeshen fjalët daulle, kös (daulle e madhe), bandë ushtarake, flamur dhe shkopit të quajtur 'tuğ'.

Mehteri shquhet për forcimin e ndjenjave kombëtare dhe shpirtërore të ushtarëve që shërbejnë në atdhe dhe u jep moral, ndërsa armikut i fut frikën me muzikën që interpreton në fushëbeteja. Krahas kësaj, Mehteri ka një vend të rëndësishëm në kulturën muzikore turke me muzikën që interpreton në pallat dhe para publikut.

Mehter, i cili u mbyll së bashku me Korpusin e Jeniçerëve në vitin 1826 nga Mahmuti II, me përpjekjet e shkrimtarit Celal Esat Arseven dhe drejtorit të Muzeut Ushtarak, Ahmet Muhtar Pasha filloi përsëri aktivitetin e tij në vitin 1914 në Muzeun Ushtarak Harbiye dhe gjatë Luftës së Parë Botërore, Mehteri u urdhërua nga ministri i atëhershëm i luftës Enver Pasha, rithemelohet në njësitë e ushtrisë, ndonëse për një kohë të shkurtër.

Muzeu Ushtarak Mehteri, i cili u themelua në vitin 1914, u mbyll në vitin 1935 nga ministri i atëhershëm i Mbrojtjes Kombëtare, Zekai Apaydın për shkak të mungesës së origjinalitetit.

Ndërsa Mehteri i sotëm është themeluar në vitin 1953 në kuadër të Muzeut Ushtarak, si rezultat i kërkimeve të kryera me kërkesë të Shtabit të Përgjithshëm. Mehteri në formën e tij aktuale përfaqëson periudhën osmane të shekullit të 18-të.

Tre flamuj që përfaqësojnë, pavarësinë, shtetin dhe Islamin

Mehteran, i cili përbëhet tërësisht nga personeli i Forcave të Armatosura Turke, përfshin një shkop të quajtur 't'ğ‘ përveç muzikantëve që performojnë muzikën mehter.

Komandanti i Korpusit Mehteran quhet "Emir-i Alem" dhe Emir-i Alem komandon grupin e brigadës dhe muzikantët brenda Korpusit Mehteran.

Flamuri i kuq përfaqëson shtetin, flamuri i gjelbër përfaqëson Islamin dhe flamuri i bardhë përfaqëson pavarësinë. Kokat e shkopit 'tuğ' 2.5 metra të gjatë kanë një xhufkë të bërë me qime kali në të dyja anët.

Personi që drejton menaxhimin muzikor të mehterit quhet 'mehterbaşı'. Muzikantët përbëhen nga shtatë grupe: cevgan (instrument muzikor i formuar si një shkop) dhe zurna (pipëz), tub, naqareh, bri, daulle dhe kös (daulle e madhe).

Madhësia dhe madhështia e bandës së mehterit varet nga numri i kateve të tij dhe përbëhet nga një brez mehter, një zurna (pipëz), një tub, një naqareh, një bri, një daulle dhe dy cevgan (instrument muzikor i formuar si një shkop).

Edhe rregulli i koncertit Mehter bëhet në formë gjysmëhëne duke iu referuar flamurit turk. Këndi në mes të gjysmëhënës përfaqëson yllin në flamurin turk.

Vazhdon aktivitetin brenda dhe jashtë vendit

Grupi Mehter, i cili përfaqëson mehterin e periudhës së Perandorisë Osmane të shekullit të 18-të, i cili paralajmëron fitoren për shekuj me muzikën që interpreton dhe është zëri i kombit turk që përhapet nëpër kontinente, vazhdon sot aktivitetet e tij në kuadër të Departamentit të Kulturës dhe Arteve të Ministrisë së Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Menaxhimit të Mbrojtjes Kombëtare.

Grupi Mehteran vazhdon aktivitetet e tij brenda dhe jashtë vendit si dhe jep koncerte 6 ditë në javë në Muzeun Ushtarak Harbiye në Istanbul, ku ndodhet aktualisht./aa