Pedagogia Nora Malaj, e ftuar në rubrikën Opinion në News 24 tha se Shqipëria sot ka një popullsi në depresion social.

Malaj theksoi se është e vërtetë se policimi në shkolla ka rritur sigurinë për fëmijët. Ajo tha se fenomeni i bullizmit në institucione arsimore duhet të ndalohet.

“Bullizmi është ndër problemet më të mëdha në shkolla. Çdo fëmijë duhet të ketë arsim dhe prevalon garancia e jetës. Projektet për parandalimin e bullizmit kanë nisur që në vitin 2013. Policimi ka rritur shkallën e sigurisë.Oficerët në shkolla vijnë nga fusha sociale, jo policia. Jemi një popullatë me depresion social, ku dëgjojmë ngjarje të frikshme. Shkolla është e shenjtë, është si vendet e shenjta, duhet të ketë garanci për fëmijët”, tha Malaj./BalkanWeb