Çaji përmendet më shpesh në një kontekst pozitiv, një pije qetësuese dhe e shëndetshme që na tërheq për shkak të përfitimeve të tij, por edhe për shkak të ndjenjës që na krijon.
Dhe çka nëse filxhani ngushëllues i çajit shpesh mund të ndërhyjë në ushqimin që hamë? Rezulton se disa kombinime në dukje të pafajshme të çajit dhe ushqimeve të caktuara mund të çojnë në efekte të papritura në shëndetin tonë.
Farmacistja dhe terapistja ushqimore Deborah Grayson paralajmëron se pirja e çajit ose kafesë me ushqime si mishi i kuq ose zarzavate mund t’ju vërë në rrezik të mungesës së lëndëve ushqyese, veçanërisht hekurit.
Hekuri është thelbësor për ruajtjen e niveleve të energjisë dhe një sistemi të fortë imunitar dhe ndihmon në transportin e oksigjenit në të gjithë trupin, dhe nëse çaji ose kafeja konsumohen vazhdimisht me vakte, ai mund të parandalojë trupin të thithë mjaftueshëm prej tij, gjë që përfundimisht mund të çojë në anemi, gjendje e karakterizuar nga mungesa serioze e hekurit në gjak.
Gratë që kanë cikle të rregullta menstruale janë të ekspozuara ndaj një rreziku më të lartë të zhvillimit të anemisë për shkak të mungesës së hekurit dhe nevojës së shtuar të trupit për të. Ushqimet si mishi i kuq, spinaqi dhe brokoli, të cilat janë të pasura me hekur, nuk duhet të hahen me çaj./VizionPlus