Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka uruar Alan Berset me rastin e marrjes së detyrës si Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, ministri Hasani, shkruan lidershipi i Berset do të forcojë vlerat e përbashkëta për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe shtetin e së drejtës.

Postimi i ministrit Hasani:

Urime Alain Berset për marrjen e detyrës si Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës.

Lidershipi juaj do të forcojë padyshim vlerat tona të përbashkëta për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe shtetin e së drejtës.

Mirëpresim vazhdimin e bashkëpunimit tonë!

/Vizionplus.tv/