Në segmentin rrugor Çarshovë-Tre Urat kanë përfunduar punimet për përmirësimin e shtresave të asfaltit.

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se puna do të vijojë me sinjalistikën horizontale dhe rifreskimin e sinjalistikës vertikale.

Me përfundimin e këtyre punimeve do të lehtësohet lëvizja e mjeteve dhe do të rritet siguria rrugore në këtë segment.

Ky segment rrugor me gjatësi 7.6 km lidh qytetin e Përmetit dhe shumë fshatra të bashkisë Përmet me doganën e Tre Urave dhe është pjesë e rrugës Përmet – Korçë.

Është segment me një karrexhatë me dy kahe lëvizje. Kjo rrugë është rikostruktuar në të gjithë gjatësinë e saj para rreth 20 vitesh, por investimi nuk përfundoi plotësisht./ata