Pagat në sektorin e industrisë shënuan rritje me 18.3 % në tremujorin e katërt të 2022-shit.

 

Referuar raportit të Institutit të Statistikave (INSTAT) mbi prodhuesit e të mirave, shitjet neto në volum shënuan ulje me 1.4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa prodhimi shënoi rritje 0.5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

 

Të dhënat tregojnë se, edhe numri i të punësuarve shënoi rritje, konkretisht me 2.9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë./ATSH