Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu përuroi qendrën shëndetësore në fshatin turistik Roshnik në Berat, i cili këtë sezon veror ka pritur qindra turistë.
Koçiu theksoi se, kjo qendër shëndetësore i shërben rreth 2,900 banorëve të zonës.
“Qendra Shëndetësore Roshnik, tashmë me infrastrukturë tërësisht të rehabilituar, është pjesë e programit për rehabilitimin e 400 qendrave shëndetësore në të gjithë vendin, nga të cilat 60 vetëm në vitin 2023-2024”, nënvizoi ministrja Koçiu.
Koçiu theksoi se, edhe përgjatë vitit 2025 do të vijojnë investimet për rehabilitimin e infrastrukturës spitalore në të gjithë vendin me kushte bashkëkohore, duke garantuar shërbime shëndetësore cilësore afër vendbanimeve të qytetarëve./ata