Në Tiranë u mbajt tryeza e rrumbullakët me delegacionin e qeverisë norvegjeze të kryesuar nga sekretari i Shtetit, Varteressian si dhe përfaqësues të trupit diplomatik në vendin tonë, për të diskutuar mbi investimet dhe bashkëpunimin në energjinë e rinovueshme në Shqipëri dhe më gjerë.
Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Ceni Klosi bëri të ditur se gjatë takimit u theksua rëndësia e zhvillimit rajonal dhe forcimi i bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Norvegjisë, duke shfrytëzuar potencialin e madh që ofron sektori i energjisë.
“Diskutuam projekte konkrete si ai i shoqërisë norvegjeze Statkraft, i cili me mbështetjen e Qeverisë Shqiptare, do zhvillojë më tej burimet e energjisë së rinovueshme si dhe duke rritur sigurinë e energjisë në Shqipëri, madje duke e zhvilluar këtë sektor në nivele mjaft konkurruese në tregun rajonal.
Po ashtu, gjatë takimit bilateral palët shprehën angazhimin për krijimin e një grupi të përbashkët pune, për intensifikimin e projekteve të përbashkëta./ata