Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Pastrimit të Bregdetit, është kryer pastrim në disa prej qyteteve të vendit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot momente nga pastrimi në Durrës, Vlorë, Darzezë, Kavajë, Divjakë, Seman, Himarë, Shijak, Pogradec, Elbasan, Rrogozhinë, Dibër dhe Bulqizë.

Rama e cilësoi të shkëlqyer angazhimin e bashkive.

Ai gjithashtu shprehu mirënjohje veçanërisht për vullnetarët, komunitetet, nxënësit e shkollave, turistët, Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve.

Rama theksoi se, ky angazhim e kthen Ditën Ndërkombëtare të Pastrimit të Bregdetit, në një angazhim masiv me përkushtimin dhe dashurinë që mjedisi dhe vendi ynë meritojnë.

Dita Ndërkombëtare e Pastrimit të Bregdetit shënohet çdo 16 shtator.

Dita Ndërkombëtare e ka fillesën në vitin 1986, kur Linda Maraniss organizoi një grup qytetarësh për të pastruar plazhin e South Padre Island, në Teksas, nga sasia tepër e madhe e mbetjeve të hedhura.

Mbetjet plastike janë gjetur në 62% të shpendëve detarë dhe në 100% të breshkave të detit. Një problem kaq i madh si plastika në oqean kërkon angazhimin e të gjithë njerëzve për të sjellë ndryshim./ata