Platformës inovatore të Partisë Socialiste “Deputeti që Duam” i janë bashkuar shumë të rinj dhe të reja nga fusha dhe profesione të ndryshme.

Kryeministri EdI Rama ka publikuar në rrjetet sociale një video me mesazhet e të rinjve që kanë zgjedhor të aplikojnë në këtë platformë e cila ka si synim t’ju ofruar qytetarëve mundësinë e përfaqësimit të tyre në Kuvendin e Shqipërisë, me njerëz e ide të reja, për të sjellë aty në politikë një frymë të re e më shumë dinamizëm.

Rama thekson se deri tani janë 215 aplikime në platformën “Deputeti që Duam”, ku është i mirëpritur cilido që dëshiron t’i bashkohet skuadrës sonë të re PS 30 për Shqipërinë 2030.

Aplikimet për deputet për t’u bërë pjesë e PS-së janë në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025./ata