Teksa pritet që në orën 12:00 të mbahet protesta e thirrur nga opozita, një autokolonë me simpatizantë të Partisë Demokratike nga zona të ndryshme të vendit është nisur drejt Tiranës për t’ju bashkuar protestës së opozitës përpara Kryeministrisë.

 

Sikurse shihet në video, një varg me makina, me flamuj të PD dhe SHBA nga këta simpantizantë që priten t’i bashkohen protestuesve.

 

Kujtojmë që sot do të jepet vendimi nga Gjykata e Apelit të Tiranës për vulën e partisë, nëse do të jetë në duart e Enkelejd Alibeajt apo Sali Berishës.