Ekspertët e pyjeve dhe studiuesit e natyrës thonë se zjarret masive të këtij viti pritet të rrisin rrezikun e përmbytjeve gjatë stinës së dimrit. Zjarret që konsiderohen si më të mëdhatë e dekadës së fundit kanë djegur në shumë zona mbulesën bimore duke përshpejtuar erozionin dhe vërshimin e ujrave.

Sipas ekspertëve qeveritë vendore po tregojnë mangësi të mëdha si në mbrojtjen nga zjarri, në menaxhimin e pyjeve dhe përballimin e emergjencave. Pamjet me dron në shumë zona të Shqipërisë tregojnë situatën që kanë lënë pas në pyje dhe kullota zjarret masive të këtij viti.

Sipas të dhënave të përditësuara nga Sistemi Europian i Informacionit për Zjarret në Pyje, Shqipëria është përshkuar nga fillimi i këtij viti nga rreth 160 zjarre masive që kanë djegur rreth 46 mijë hektarë me pyje.

Dëmet nga zjarret e këtij viti janë më të mëdhatë e dekadës së fundit, vlerësojnë ekspertët.

Rreziku i përmbytjeve rritet në disa rajone të vendit, si pasojë e dëmtimit të mbulesës bimore nga zjarret, thonë ekspertët vendas të pyjeve. Sipas tyre janë të nevojshme ndryshime të menjëhershme në planifikim dhe menaxhim të situatës. Atë kërkojnë gjithashtë të ketë më shumë pajisje teknologjike për zbulimin e zjarreve në kohë. Gjithashtu, mjetet për luftimin e zjarreve që nga pompat e thjeshta deri tek mjetet e motorizuara mungojnë. Vëmendje e shtuar, thonë ekspertët, duhet kushtuar edhe trajnimit të stafit që duhet të aganzhohet në terren për shuarjen e zjarreve./Tema