Numri i nxënësve që janë regjistruat këtë vit në arsimin e mesëm profesional ka shënuar një rekord të ri.

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, teksa ndau shifrat e numrit të nxënësve të regjistruar në këto shkolla, u shpreh se “A e dije që këtë vit kemi arritur një rekord të ri regjistrimesh në shkollat e mesme profesionale publike?”.

“4 635 nxënës janë regjistruar në klasën e 10-të, ose 10 % më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë”, tha ajo.

Muzhaqi theksoi se ky është një hap i rëndësishëm për të ardhmen e profesionistëve të rinj dhe zhvillimin e ekonomisë së vendit. Përmes një videomesazhi në rrjete sociale, ministrja e cilësoi arsimin profesional çelësin për një karrierë të suksesshme dhe fuqizimin e tregut të punës në Shqipëri./ata