Zërat e merkatos që e dërgojnë sa në Madrid e sa në Mançester nuk e kanë ndikuar aspak Edon Zhegrovën, i cili ka dhuruar sot një paraqitje magjike në Ligue 1.
Sulmuesi kosovar shënoi një dopietë në fitoren 2-1 të Lille përballë Strasbourg, duke dhuruar spektakël përpara tifozëve vendas.
Pas të parit në minutën e 15-të, ai gjeti sërish rrjetën në minutën e 27-të të sfidës, duke shpërblyer më së miri besimin e dhënë nga trajneri.
Goli i dytë ishte i veçantë për Zhegrovën, pasi ndodh rrallë që bomberi të dërgojë topin me kokë në rrjet./Tema