Gola nuk pati, por ishte me plot gojë një përballje e luftuar.

Juventus-Napoli ishte supersfida e parë e kësaj jave të pestë të Serie A, me “gjigantët” e futbollit italian, që kanë ndarë pikët në “Allianz Stadium” të Torinos, duke mbyllur gjithçka me rrjetat e paprekura.

Rastet ishin të shumta nga të dyja skuadrat mirëpo dyshja Bremer-Cambiaso për Juventus dhe ajo Rrahmani-Di Lorenzo në radhët e Napoli ishin të pakalueshëm, duke mbajtur të pashqetësuar kampet respektive.

Falë këtij rezultati, Napoli ngjitet në kuotën e 10 pikëve dhe aktualisht renditet në vendin e dytë të tabelës, me 1 pikë më pak se Torino, ndërsa Juventus pozicionohet në vendin e katërt, me 9 pikë./Tema