Derbi i 175-të në histori mes Partizanit dhe Tiranës nuk prodhoi gola, me dy skuadrat që barazuan 0-0 në "Air Albania".
Të shtunën e 21 shtatorit 2024 të gjitha rrugët të çonin në stadium, me 11 mijë tifozët e pranishëm që u zhgënjyen nga paraqitja e dy skuadrave.
Partizani vijon te jete i pathyer ne derbi prej tete ndeshjesh, ndersa po per kaq duele Tirana nuk merr dot tri pike kunder "Demave".
Pesë fitore kanë të kuqtë dhe tre barazime mes tyre, me Tiranën që ka gati dy vite pa shijuar suksesin në ndeshjen që vlen më shumë se rezultati.
Shumë debutues në një ndeshje derbi për dy skuadrat, ndërsa edhe trajnerët respektivë Aleksandër Veselinovic dhe Bledi Shkëmbi e kishin për herë të parë në stol si trajner derbi./Tema