Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim me nxënës e mësues të shkollave shqipe në Nju Jork, pas vizitës në shoqatën “Vatra” në SHBA.

Osmani ka dhuruar abetare për nxënësit shqiptarë për të vazhduar me zell mësimin e gjuhës shqipe.

“Një mikpritje e përzemërt sot nga nxënës e mësimdhënës të disa shkollave shqipe në Nju Jork, të cilat me entuziazëm e përkushtim vazhdojnë ta mbajnë gjallë gjuhën shqipe dhe trashëgiminë tonë kulturore. Falënderoj Mark Gjonajn për këtë organizim ku kisha nderin e veçantë që nxënësve të shumtë shqiptarë t’u dhuroj abetaren tonë, për të vazhduar me zell mësimin e gjuhës shqipe”, ka shkruar Osmani në facebook.

Presidentja Osmani ndodhet në Nju Jork në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të sesionit të 79-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, ku do të zhvillojë takime me liderë botërorë, organizata ndërkombëtare, si dhe do të merr pjesë në aktivitete tjera zyrtare./ata