Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka publikuar të dhënat e ecurisë së shërbimeve dhe të ardhurave për periudhën janar-gusht 2024 ku është shënuar rritje e të ardhurave të realizuara me 134% krahasuar me vitin 2019.

Sipas DPSHTRR-së, 2,164,899 është totali i shërbimeve të ofruara, ose 55% më shumë krahasuar me janar-gusht 2019 dhe 1,538 qytetarë të shërbyer në 1 orë.

Sa i përket të dhënave për shërbimet me procedurë të lehtësuar, gjatë kësaj periudhe janë ofruar 779,110 të cilat kanë përmirësuar jetën e qytetarëve duke kursyer 2,234 miliardë lekë, 318,524 ditë pune, 1,323,559 litra karburant si dhe 19 mln km rrugë të eleminuara.

DPSHTRR ka publikuar të dhënat edhe për targat e personalizuara me përzgjedhje, suvenirë ku janë lëshuar 5,513 targa.

“Të ardhurat nga targat risi kanë shënuar vlerën e 142,019,667 lekë ose 13% më shumë krahasuar me janar-gusht 2023, nga të cilat 50% janë realizuar vetëm nga targat e personalizuara”, thekson DPSHTRR./ata