Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Ceno Klosi, ishte i pranishëm në tryezën e rrumbullakët të organizuar në Tiranë, me delegacionin e qeverisë norvegjeze të kryesuar nga Sekretarja e Shtetit Maria Varteressian si dhe prezencë të ambasadorëve të huaj, për të diskutuar mbi investimet dhe bashkëpunimin në energjinë e rinovueshme në Shqipëri dhe më gjerë.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e zhvillimit rajonal dhe forcimi i bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Norvegjisë, duke shfrytëzuar potencialin e madh që ofron sektori i energjisë.

Po ashtu u diskutuan projekte konkrete si ai i shoqërisë norvegjeze “Statkraft”, i cili me mbështetjen e qeverisë shqiptare, do zhvillojë më tej burimet e energjisë së rinovueshme, duke rritur sigurinë energjetike, madje duke e zhvilluar këtë sektor në nivele mjaft konkurruese në tregun rajonal.

Po ashtu, gjatë takimit bilateral u shpreh angazhimi për krijimin e një grupi të përbashkët pune, për intensifikimin e projekteve të përbashkëta./ata