Si një nga perlat e rivierës shqiptar, Himara vijon të mbetet ndër destinacionet e preferuara të turistëve vendas e të huaj edhe në këto ditë shtatori.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale, pamje nga Gjiri i Filikurit në Himarë, që ndonëse është fund shtatori, po frekuentohet nga pushues vendas dhe të huaj.

“Gjiri i bukur i Filikurit ku patronazhistët e huaj meazallah se duan të largohen”, shprehet Rama.

Gjiri Filikurit është një nga plazhet më të bukura të bregdetit himariot.

Kjo zonë ofron pamje mahnitëse për eksploruesit dhe turistët e aventurës të cilët duan të shijojnë detin e kristaltë mes shkëmbinjve apo shpellave.

Ndërsa sezoni turistik i këtij viti për Shqipërinë regjistroi shifra rekord krahasuar me vitin e kaluar.

Sipas INSTAT, deri në fund të gushtit 8.5 milionë vizitorë të huaj vizituan Shqipërinë./ata