Një tërmet me magnitudë 4,5 sipas shkallës Rihter është regjistruar sot në Bosnjë dhe Hercegovinë, në një distancë prej 20 kilometrash nga Tesliqi dhe 40 kilometra nga Zenica.

Siç thuhet në faqen e internetit të Qendrës Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC), tërmeti ka ndodhur në orën 14:23.

Tërmeti është nider nga qytetarët në Banja Luka dhe sipas dëshmive për shërbimin e EMSC-së, qytetarët kanë raportuar se një lëkundje e lehtë e tokës është ndier edhe në Sarajevë.

Aktualisht nuk ka raportime për dëme materiale./aa