Lideri i opozitës, Sali Berisha u ka bërë thirrje besimtarëve bektashinj të tregojnë kujdes me iniciativën e re të kryeministrit Rama, për krijimin e një Shteti Bektashi.

Kjo pasi siç tha Berisha, është një nismë për vetë Ramën dhe jo për besimtarët, pasi kërkon të largojë vëmendjen e qytetarëve nga të zezat që shpërthejnë çdo ditë në këtë vend, nga mashtrimet dhe qëndrimet antishqiptare.

FJALA

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta.

 

Mirënjohjen më të thellë, për ju qëndrestare dhe qëndrestarë të pamposhtur, misionare dhe misionarë të kauzës së dejtë të shqiptarëve.

Një përshëndetje të përzemërt oratorëve të parlamentit të fjalës së lirë, të cilët përcjellin çdo natë të vërtetat tek shqiptarët, denoncojnë dhe demaskojnë regjimin e narko-shtetit që sillet me Shqipërinë e shqiptarët si një pushtues i egër, si një armik i egër i vlerave themelore të një shoqërie të lirë, votës së lirë, shtetit ligjor.

Edi Rama këto kohë për të mundur të maskojë lidhjet e tij të tmerrshme me krimin, për të maskuar vjedhjet e mëdha të shqiptarëve, për të maskuar zbrazjen e Shqipërisë, vendosi si maskë kaukën e shenjtë të Bektashiut, në të cilën fle shpirti i Baba Aliut.

Me këtë rast garantoj miqtë e mi bektashinj kudo që janë, se nuk e ka për ata, por e ka për veten e tij, prandaj kujdes. E ka për sulltanatin e Surrelit.

ka të largojë mendjen e qytetarëve nga të zezat që shpërthejnë çdo ditë në këtë vend, nga mashtrimet, nga qëndrimet anti shqiptare.

Të dashur miq! Nuk tha një fjalë në OKB as për Putinin e madh as për Putinin e vogël. Nuk shqipëroi një fjalë, por foli aty njëlloj si diktatori i Taxhikistanit, si diktatori i Venezuelës.

Foli pra, si soji i autokratëve, i aftë të thotë çdo gjë dhe të bëjë gjithçka, vetëm për të ruajtur, pushtetin dhe interesat e tij mafioze. Të dashur miq!

Asnjë vend në botë nuk mund të pranojë një narkoshtet dhe kryetarin e tij Edi Rama.
Në Europë, Shqipëria është i vetmi narkoshtet. Në Shqipëri, shteti ligjor është zëvendësuar me kodin e mafias.

Në Shqipëri, ndarja e pushteteve është zëvendësuar në përqendrimin e të gjitha pushteteve në një dorë. Në Shqipëri, institucionet janë kukulla të Edi Ramës.

Ndaj dhe shpresa e vërtetë, shpresa e fundit janë demokratet dhe demokratët, janë opozitaret dhe opozitarët.

Janë opozitarët e vërtetë dhe jo opozitarët e opozitës, të cilët sillen rreth godinës së kryeministrisë me shpresë se Rama do të ju hedhë ndonjë kockë dhe gjithë ditën, natën, kalojnë nga studio në studio, duke sulmuar si shpifarak opozitën.

Sot është koha për mbarë shqiptarët të bashkohen, të bashkohen të gjithë ata të cilët konsiderojnë Edi Ramën armik të vërtetë të qenies shqiptare.

Njeriu që kreu gjenocid dhe largoi rreth 40% të shqiptarëve në 11 vite. Njeriu që me vjedhjet e tij, i zhyti shqiptarët çdo vit e më thellë në varfëri.

Njeriu që me vjedhjet e tij, i bëri shqiptarët nga qytetarët më të mirë paguar në rajon, në qytetarët me rrogat më të ulëta në rajon.

Njeriu që dënoi qindra e mijëra të rinj të zonave rurale me mesatare, vetëm e vetëm të largohen jashtë shtetit.

Njeriu që rrënoi arsimin me shpejtësi të rrufeshme, duke siguruar rënien më të madhe në botë me 68 pikë, sa asnjë vend tjetër i planetit në 8 vite, të nxënësve tanë në matematikë.

Rekordet e këqija, rekordet e zeza janë ato me të cilat garon e paraqitet sot Shqipëria, kurse derdimeni, balozi i krimit, kreu i meduzës, thur komplote të tjera në OKB kundër Kosovës me padronin e tij, Aleksandër Vuçiç.

Ndaj dhe ftoj qytetarët të ngrihemi në betejë të pandalshme, betejë pakthim gjer në krijimin e qeverisë teknike, për zgjedhje të lira. Është radha jonë, është fitorja jonë.

Të gjithë së bashku drejt fitores. Është radha jonë. Ndryshim, ndryshim dhe vetëm ndryshim. O sot, o kurrë. Fitore, fitore, fitore!

/OraNews