Partia Demokratike ka hapur degën e saj politike në Parma të Italisë. Kryetari i PD, Sali Berisha përmes një lidhje direkte me këtë degë, ka ngritur shqetësimin për votën e lirë që sipas tij, po përpiqet të bllokohet me çdo formë apo mënyrë nga kryeministri Edi Rama.
Teksa ka përshëndetur anëtarësimet e reja, Berisha tha se kontributi i diasporës është mjaft i rëndësishëm për vendin tonë, ndërsa theksoi nevojën për një betejë ndaj regjimit të narkoshtetit, si e vetmja mënyrë e garantimit të qeverisë teknike dhe zgjedhjeve të lira.
Berisha solli në vëmendje para diasporës shqiptare në Itali, atë çfarë ndodhi me Bashkinë Himarë, ku sipas tij, Rama për interesa të tij rrëmbeu mandatin të zgjedhurit të opozitës.
"Do të japim çdo kontribut të mundshëm për partinë simotër, me të cilin na lidh një bashkëpunim i ngushtë që nga vitet ’90. Situata në Shqipëri në rrafshin zgjedhor, është autokraci elektorale, identike me Bjellorusinë e Lukashenkos dhe Vednezuelën e Maduros.
Regjimet kontrollojnë vullnetin e qytetarëve. Ne jemi të angazhuar të ecim me protesta të fuqishme për qeveri teknike, me zhvillimin e zgjedhjeve të drejta në Shqipëri. Në mënyrë të përsëritur është faktuar se Rama s’respekton asnjë standard ndërkombëtar për zhvillimin e zgjedhjeve dhe nuk njeh asnjë rregull. Nuk ndalet para asgjëjë, për t’u rrëmbyer mandatin që ju takon.
E vërteta është se pas këtij, qëndronin interesa mafioze të Ramës për trojet dhe tokat e Himarës. Përjashtoi nga votimet mbi 6 mijë votues në një proces aspak ligjor. Himara në këtë rast tregoi se cili është qëndrimi i këtij autokrati ndaj zgjedhjeve. Ne jemi të vendosur në këtë betejë. Kjo betejë duhet të kurorëohet me qeveri teknike dhe fitore. Pres nga degët e PD në Itali, kontributin më të madh në këtë betejë. Jemi para një regjimi që s’respekton rregullat, të rikthejmë votën e lirë përmes një qeverie teknike.", tha Berisha./OraNews