Përfshihet nga flakët një kamion sot në Vlorë. Ngjarja ndodhi në rrugën Kotë-Gjorm.
“Sot, rreth orës 11:30, në rrugën Kotë-Gjorm, një mjet kamion me drejtues shtetasin V. N., ka marr flakë, në ecje, dyshohet aksidentalisht si pasojë e një difekti teknik, ku ka vetëm deme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.”, thuhet në njoftim.