Ushtria izraelite pretendon se në sulmet që kreu në jug dhe lindje të Libanit, ka goditur më shumë se 150 "shënjestra".

Në deklaratën e ushtrisë izraelite thuhet se mëngjesin e sotëm më shumë se 150 "shënjestra" janë bombarduar deri më tani në sulmet ndaj Libanit. Thuhet se sulmet janë kryer nga shumë avionë luftarakë.

Ushtria izraelite njoftoi se ka nisur sulm të ri ajror në Liban sot në mëngjes. Është raportuar se disa rajone në jug dhe lindje të Libanit janë shënjestruar në sulme.

Gallant zhvilloi bisedë telefonike me sekretarin amerikan të Mbrojtjes

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant zhvilloi mbrëmë bisedë telefonike me sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Lloyd Austin.

Në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes thuhet se Gallant i kishte dhënë sekretarit Austin informacione për sulmet e Izraelit ndaj Hezbollahut.

Gjithashtu u theksua se Gallant dhe Austin diskutuan edhe për situatën rajonale./aa