Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan deklaroi se marrëdhëniet midis Türkiyes dhe Serbisë vazhdojnë të forcohen në çdo fushë dhe se fushat e bashkëpunimit do të vazhdohen të diversifikohen dhe të zhvillohen me vendosmëri të madhe.
Sipas deklaratës së bërë nga Drejtoria e Komunikimeve të Presidencës, presidenti Erdoğan zhvilloi një takim me presidentin serb Aleksandar Vuçiq në Türkevi (Shtëpia Turke) në New York, në të cilin ndodhet për sesionin e 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Në takim u vlerësuan marrëdhëniet dypalëshe midis Türkiyes dhe Serbisë, çështjet rajonale dhe globale.
Në takim presidenti Erdoğan theksoi se marrëdhëniet midis Türkiyes dhe Serbisë vazhdojnë të forcohen në çdo fushë, se ato do të vazhdojnë të diversifikojnë dhe zhvillojnë fushat e bashkëpunimit me vendosmëri të madhe. Ai shtoi se është i rëndësishëm vazhdimi i procesit të dialogut mes Serbisë dhe Kosovës.
Erdoğan tha se në Gaza po përjetohet një tragjedi e madhe njerëzore për shkak të agresionit izraelit dhe se komuniteti ndërkombëtar duhet të jetë një zë i vetëm për të ndalur masakrat. Presidenti turk nënvizoi se paqja botërore do të përballet me një rrezik më të madh nëse nuk parandalohen përpjekjet e Izraelit për përhapjen e konflikteve në të gjithë rajonin./aa