Ministria e Shëndetësisë e Libanit ka njoftuar se është rritur në të paktën 182 numri i të vdekurve në sulmet e sotme të Izraelit ndaj Libanit, transmeton Anadolu.
Ministria libaneze njoftoi numrin e humbjes së jetëve të shkaktuara nga sulmet e pashembullt të kryera nga Izraeli që nga orët e mëngjesit ndaj fshatrave dhe qytezave në jug dhe juglindje të Libanit.
Sipas ministrisë, nga sulmet e Izraelit që shënjestruan fshatrat dhe qytezat libaneze numri i të vdekurve është rritur në të paktën 182, ndërsa numri i të plagosurve në 727.
Në mesin e të vdekurve dhe të plagosurve si pasojë e rreth 350 sulmeve ajrore përfshihen gra, fëmijë dhe punonjës shëndetësorë.
Ushtria izraelite më vonë u bëri thirrje civilëve në jug të Libanit që të evakuohen dhe të qëndrojnë larg shtëpive dhe ndërtesave që ajo pretendonte se i përkisnin Hezbollahut./aa