Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ICITAP, në partneritet me Agjencinë Shqiptare të Mbikëqyrjes Policore (AMP) nisi sot një kurs trejavor për hetimin e krimit për 15 hetues të AMP në Ministrinë e Brendshme.
Ky program, i konceptuar për herë të parë në vitin 2022, synon të rrisë aftësitë e Oficerëve të Policisë Gjyqësore dhe të zbatimit të ligjit në hetimin e krimeve, duke përmbushur standardet kombëtare, bëri të ditur Ambasada e SHBA në Tiranë.
I mbështetur nga zyrtarë të lartë të qeverisë, ky kurs ka trajnuar tashmë mbi 160 oficerë dhe vazhdon të krijojë kapacitete në zbatimin e ligjit në Shqipëri.
Ambasada e SHBA shprehet krenare që mbështet këtë nismë për më shumë llogaridhënie nga policia në rrugën drejt integrimit në BE./ata