Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku si dhe ministrja për Rininë dhe Fëmijë, Bora Muzhaqi zhvilluan sot një takim me kryetarin e bashkisë së Peqinit, Bukurosh Maçi, për të diskutuar mbi nevojat për të rritur cilësinë e shërbimit për qytetarët.

Mazniku theksoi se Peqini ka një potencial real për të zhvilluar turizmin dhe agroturizmin.

Sipas tij afërsia me kryeqytetin është një mundësi që duke zhvilluar pika model të mikpritjes së bujtinave, të vizitohet më shumë nga turistët e shumtë, duke përfituar nga kjo industri gjithnjë e në rritje./ata