Qeveria shqiptare është plotësisht e angazhuar në avancimin e mëtejshëm të axhendës gjinore.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu priti sot në një takim Belen Sanz Luque, drejtuesen e Zyrës Rajonale për Evropën dhe Azinë Qendrore të UN Women.
Ky takim vjen në pararendje të konferencës që do të organizohet nesër në Tiranë me temë “Vizioni për të ardhmen, 30 vjet pas Deklaratës së Pekinit”.
Koçiu theksoi se, qeveria shqiptare po implementon politika të reja dhe mekanizma që rrisin përfshirjen e grave në vendimmarrje.
“Qeveria shqiptare është plotësisht e angazhuar në avancimin e mëtejshëm të axhendës gjinore, duke implementuar politika të reja dhe mekanizma që rrisin përfshirjen e grave në vendimmarrje dhe buxhetimin për shërbimet e mbrojtjes dhe fuqizimin e grave në shoqëri”, shkroi Koçiu një postim në rrjetet sociale./ata