Ushtria izraelite ka pranuar se palestinezi që qëlloi dhe vrau me një dron në lagjen Zeitoun në veri të Rripit të Gazës, duke pretenduar se ai "kishte një raketë-hedhë", në të vërtetë mbante një biçiklete.
Më 3 mars ushtria izraelite publikoi pamjet nga droni në të cilin një prej dy personave që po ecnin mes rrënojave në lagjen Zeitoun në veri të Rripit Gazës u shënjestrua me pretendimin se po mbante një raketë-hedhës.
Pas pyetjes së gazetarit të AA-së, zyra e zëdhënësit të ushtrisë izraelite pranoi se palestinezi që ata vranë me një mjet ajror pa pilot (dron) të armatosur në lagjen Zeitoun me pretendimin se mbante një raketë-hedhës, në të vërtetë ai mbante një biçikletë.
Duke bërë të ditur se rajoni është fushëbetejë dhe se njësitë e ushtrisë kanë zhvilluar përleshje të shumta me elementët e armatosur të lidhur me Hamasin këtu, zyra e zëdhënësit pretendon se destinacioni që u shënjestrua nga droni izraelit është përdorur më parë nga elementë të armatosur në rajon për të kontrabanduar armë dhe për të kryer sulme.
Po ashtu zyra e zëdhënësit kërkoi falje për "konkluzionin e gabuar" duke pretenduar se ushtria izraelite e identifikoi personin me biçikletë si një person që mbante raketë-hedhës dhe se vendimi për sulmin është marrë me vlerësimin e menjëhershëm të situatës.
Zyra e zëdhënësit njoftoi se ngjarja i është referuar njësisë përkatëse që heton situatat e jashtëzakonshme./aa