Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani po merr pjesë në debatin e përgjithshëm të nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, që po mbahet në Nju-Jork.
Në një postim në rrjetet sociale, Hasani theksoi se “Shqipëria është e përkushtuar të mbështesë paqen, sigurinë ndërkombëtare dhe Agjendën 2030 dhe të vijojë angazhimin në agjendën e grave, paqes dhe sigurisë, duke mbrojtur të drejtat e njeriut”.
“Si një trashëgimi e punës në Këshillin e Sigurimit, Shqipëria do të vazhdojë të fokusohet në përgjegjësinë për krimet në Ukrainë, do të përforcojë ndihmën humanitare dhe do të promovojë një sistem multilateral më efektiv”, tha Hasani.
Ministri Igli Hasani ndodhet në Nju-Jork, ku po merr pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, si pjesë e delegacionit shqiptar të kryesuar nga kryeministri Edi Rama./ata