Kryeministri Edi Rama nga salla e Kuvendit i është përgjigjur kërkesës për interpelancë nga opozita lidhur me mbetjet e kompanisë Kurum të nisura drejt Tajlandës.

Ai tha mes të tjerash se ka vetëm dyshime, dhe se akuzat janë bërë pa baza, teksa shtoi se është Prokuroria ajo që do të dalë në përfundimin e saktë.

“Ndërkohë që prokuroria dhe OLAF vazhdojnë të hetojnë goja e pangishme e opozitës ka ngritur akuza dhe ka caktuar fajtorë. Kam kohë që nuk merrem më me akuzat që hidhen ndaj meje.

Në këtë rast luhet me ndjeshmërinë e shqiptarëve jo me mua, që po u flitet për Shqipërinë si një gropë mbetjesh të rrezikshme, kam detyrimin të sjell disa fakte të thjeshta pastaj vetëm hetimi mund të japë një përfundim.

A është kryer eksport i mbetjeve të rrezikshme? Sipas të dhënave të bëra publike deri tani, eksporti nuk është eksport mbetjesh të rrezikshme. Praktika doganore ka të bashkëngjitur certifikatën e mallin që konfirmon deklarimin e subjektit. Kemi të bëjmë me aludim psikopatologjik i artikuluar nga burimet ndotëse të Tiranës politike dhe mediatike”, tha Rama./TopChannel