Nëse po përpiqeni të humbisni peshë shpejt, shmangia e vakteve mund të duket si një mënyrë e lehtë ose e nevojshme për të hequr disa kilogramë.
Por ju mund të përjetoni efekte anësore të padëshiruara për shkak të uljes së niveleve të sheqerit në gjak nga shmangia e vakteve.
Uri e shtuar
Trupi juaj përdor një sërë procesesh metabolike për të balancuar nivelet e sheqerit në gjak.
Kur ju kaloni një vakt, trupi nxit mekanizmat e tij mbrojtës duke ngadalësuar metabolizmin tuaj.
Kjo zvogëlon shkallën me të cilën trupi juaj djeg kaloritë, gjë që mund t’ju pengojë të humbisni peshë.
Gjithashtu, nivelet e ulëta të sheqerit në gjak mund të sinjalizojnë trurin se trupi juaj është i uritur, duke shtuar urinë.
Kështu në vaktin e ardhshëm, ju rrezikoni të konsumoni më tepër ushqim, gjë që rrit me shpejtësi nivelet e sheqerit në gjak. Duke ju vendosur në situatë të rrezikshme luhajtjesh të mëdha të sheqerit në gjak.
Ndikimi tek njerëzit me diabet
Edhe pse të anashkaloni ndonjë vakt herë pas here mund të mos jetë e dëmshme, kjo mund të jetë e rrezikshme nëse keni diabet.
Nëse kaloni një vakt, trupi duhet të kompensojë nivelin e ulët të sheqerit në gjak duke çliruar glukozën e ruajtur.
Kur keni diabet dhe përpiqeni të mbani nivele të qëndrueshme të sheqerit në gjak, kalimi i vakteve mund ta bëjë këtë edhe më të vështirë.
Rritje e presionit të gjakut
Nivelet e ulëta të sheqerit në gjak bëjnë që trupi të lëshojë hormone që ngushtojnë arteriet, gjë që rrit presionin e gjakut.
Si rezultat, mund të përjetoni disa simptoma negative të sheqerit të ulët në gjak. Si për shembull dhimbje koke, lodhje, kapsllëk, të përziera deri në humbje të vetëdijes sepse trupi nuk ka energji për të funksionuar siç duhet.
Çfarë mund të bëni?
Nëse kaloni një vakt dhe filloni të përjetoni simptoma negative, pini ose hani diçka që mund të rrisë shpejt nivelet e glukozës në gjak. Shembujt mund të përfshijnë lëng portokalli, një banane ose një karamele të ëmbël.
Në rreth 10 minuta, nivelet e glukozës duhet të fillojnë të rriten dhe ju do të filloni të ndiheni më mirë. Por nëse simptomat tuaja janë të rënda sepse keni shmangur disa vakte, mund të keni nevojë për kujdes shëndetësor./BalkanWeb