Britania e Madhe ka dërguar personel dhe automjete në Kosovë për ato që misioni paqeruajtës i Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) në Kosovë, KFOR, thotë se janë ushtrime rutinore.

Në një njoftim për media, KFOR-i tha se personeli dhe automjetet nga Regjimenti Mbretëror i Jorkshërit kanë mbërritur të mërkurën në Durrës, Shqipëri, dhe do të zhvendosen në Kosovës përmes rrugës tokësore.

Ai nuk tregoi se sa pjesëtarë të personelit apo automjete janë dërguar.

“Siç është thënë më herët, Regjimenti Mbretëror i Jorkshërit, do të kryejë një sërë aktivitetesh stërvitore, së bashku me trupat e tjera të KFOR-it, deri në fund të tetorit”, thuhet në njoftim.

Më herët këtë muaj, Britania i dërgoi më shumë se 300 trupa në Kosovë për këto ushtrime rutinore./BalkanWeb